Evenimente


















Kjo faqe do te pasqyroje veprimtari nga komuniteti shqiptar i Worcester-it, si dhe te tjera evenimente qe paraqesin interes per komunitetin tone.


Majorja e Qytetit te Worcester-it, Konstantina Lukes, Eshte Me Origjine Shqiptare!

Ne Janar 2008, zonjes Konstantina Lukes iu dha formalisht titulli i Majores (Kryetare e Bashkise) se qytetit te Worcester-it. Zonja Lukes eshte e dyta grua ne historine e Worcester-it qe i jepet nje titull i tille. Ajo zevendesoi zotin Timothy Murray, i cili e la postin e Majorit te qytetit per t'u bere Lieutenant Governor i shtetit Massachusetts.

Konnie Lukes u rrit ne shtetin Connecticut nga prinder shqiptare qe kishin emigruar ne Amerike. Ajo e filloi karieren politike ne vitet 80, si pjestare e Komitetit te Shkollave. Pas 17 vjetesh ne keshillin e qytetit, Konnie Lukes eshte tashme nje veterane ne bashkine e Worcesteri-it. Pervec karieres politike, zonja Lukes ushtron profesionin e avokates dhe ka nje zyre avokatie ne shtepine e saj ne Worcester, ku ajo jeton me burrin e saj James dhe djalin Peter. Si politikane, Konnie Lukes njihet per komunikimin e saj “pa dorashka” dhe perkrahjen e vendosur te ceshtjeve qe preokupojne qytetaret e Worcester-it. Ne emer te komunitetit shqiptar te Worcester-it, i urojme zonjes Konnie Lukes fat te mbare dhe suksese ne detyren e saj si Majore e qytetit tone!




Kisha Shqiptare Fjetja a Shen Marise - e cila ndodhet ne 535 Salisbury St., Worcester, MA 01609 - mirepret vizitat dhe ndihmen tuaj. Mesha ne gjuhen shqipe mbahet te djelave ne mengjes. Kisha shqiptare jep nje kontribut te cmuar ne unifikimin e komunitetit shqiptar te Worcester-it nepermjet shume aktiviteteve qe zhvillohen ne ambientet e saj, nga te cilat me popullori eshte Festival Shqiptar qe organizohet cdo dy vjet.

© Bota Shqiptare · P.O. Box 2269 · Worcester, Massachusetts 01613 · USA
Dizenjoi: Zara D-Zign