Mirsevini tek Bota Shqiptare! Bota Shqiptare eshte nje program televiziv qe i kushtohet komunitetit shqiptar ne Worcester, Massachusetts te SHBA. Bota Shqiptare transmetohet ne Kanalin 13 te Worcester-it. Ju falenderojme qe shikoni dhe mbeshtesni programin tone!



















Mirsevini tek Bota Shqiptare!

Bota Shqiptare eshte nje program televiziv, producent dhe drejtues i te cilit eshte zoti Arben Kamberi. Ky eshte nje program informativ, kulturor dhe muzikor qe transmetohet cdo jave ne Kanalin 13 te Worcester, Massachusetts ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Bota Shqiptare eshte si nje dritare nga e cila shqiptaret e Worcester-it mund te shohin nje pjese te atdheut te tyre - Shqiperise. Nepermjet lajmeve te fundit, dokumentareve, intervistave me personalitete shqiptare, dhe muzikes karakteristike shqiptare, ky program i larmishem ka fituar zemrat e shqiptareve te Worcester-it.

Bota Shqiptare vazhdon te transmetohet ne Kanalin 13 te Worcester-it qe nga Gushti i vitit 2002. Kanali 13, i cili ndodhet ne qendren e qytetit, ka funksionuar me sukses si "Kanali i Popullit" qe prej vitit 1996. Ky kanal televiziv eshte nje mjet i fuqishem komunikimi nepermjet te cilit banoret e Worcester-it mund te shprehin opinionet e tyre.

Bota Shqiptare konsiderohet si nje nga programet etnike me cilesore te transmetuara ne Kanalin 13. Ky program i kushtohet komunitetit shqiptar - nje prej grupeve etnike me te medha te Worceser-it - duke dhene keshtu nje kontribut te rendesishem ne pasurimin e diversitetit te ketij qyteti.




Per fakte mbi Shqiperine,
klikoni ne harte.

© Bota Shqiptare · P.O. Box 2269 · Worcester, Massachusetts 01613 · USA
Dizenjoi: Zara D-Zign